Skip to content
Kronikë

Ngjarje e rëndë në Shkodër, vëllai vret motrën me armë zjarri

· 2 min lexim

Vendi nuk gjen qetësi mbrëmjen e sotme, teksa një tjetër ngjarje e rëndë ka nodhur në Shkodër. Një krim në famile ka ndodhur në qytetin verilindor, ndërsa Policia njofton se në lagjen “Ndoc Mazi” është gjetur e pajetë shtetasja D.V. (Diana Vuka), 58 vjeçe. Nga hetimet e para dyshohet se ajo është vrarë me armë zjarri nga vëllai i saj, Fabian Vuka. Ky i fundit është shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës për veprime të mëtejshme. Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ngjarja ka ndodhur, por mësohet se autori ka pasur konflikte të mëparshme me motrën e tij. Gjithashtu dyshohet se në momentin e krimit ai ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa njihet në lagje si një person i alkoolizuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se është vrarë me armë zjarri  nga vellai i saj shtetasi  F. V., 55  vjeç, i cili është shoqëruar  në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes