Skip to content
Aktualitet

Ngec në sitën e Vettingut, shkarkohet gjyqtarja e Tiranës

· 1 min lexim

Gjyqtarja pranë Gjykatës së Tiranës Anila Guri, është shkarkuar ditën e sotme nga KPK.

Dyshimet në lidhje me pasurinë e saj u ngritën që nga deklarata e ILDKPI, ku pikëpyetje u ngritën në saktësinë e deklarimeve për pasuritë e paluajtshme të saj dhe të ardhurat.

Gjyqtarja e cila ishte kandidate edhe për Gjykatën Kushtetuese, “nuk ka kryer deklarim të saktë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”, shkruhet në raport.

Një ditë më parë KPK shkarkoi gjyqtarin tjetër të Gjykatës së Tiranës Ilir Mustafaj, Edhe Mustafaj u përjashtua nga sistemi i drejtësisë lidhur me prolemet mbi pasurinë.

Edhe Mustafaj ishte kandidat për Gjykatën Kushtetuese. E vetmja kandidate për në Kushtetuese që ka kaluar Vettingun është gjyqtarja Regleta Panajoti.

Nga procesi i Vettingut janë shkarkuar deri më tani 67 gjyqtarë dhe prokurorë.