Skip to content
Të Gjitha

Nesër përsëri në protestë, paralajmërohet grumbullimi në orën 16.00

· 1 min lexim

Nesër sërish protestë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua nga një efektiv policie 2 ditë më parë.

Në një lidhje “live” në emisionin “Opinion” ishin disa qytetarë, të cilët paralajmëruan se sërish ditën e nesërme do të ketë protesta, duke i bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria të mblidhen në Tiranë.

Ata u shprehën se shpresojnë që nesër protesta të mos jetë e karakterizuar nga dhuna.

“Nesër në orën 16:00 mund të vijnë të gjithë qytetarët për të drejtën e Klodianit që është vrarë padrejtësisht. Ai mund të ishte edhe vëllai ynë. Nesër të vijnë të gjithë nga të gjithë rrethet sepse në gjithë Europën qytetarët mbrohen, por këtu qytetarët i vret policia.
I themi qytetarëve të vijnë sepse nuk duhet të përdorim dhunë dhe të shkatërrojmë”, tha njëri nga protestuesit.