Skip to content
Të Gjitha

Nesër nuk ka seancë plenare, shtyhet për datë 5 mars/ PD: Shtyhet edhe protesta për në atë datë

· 2 min lexim

Ashtu siç edhe ka paralajmëruar opozita, protestat do të jenë para parlamentit çdo të enjte në mënyrë që deputetët e mazhorancës të kuptojnë mllefin që ka populli, por mesa duket gjërat nuk janë duke shkuar ashtu siç është parashikuar.

Mesa duket për të shmangur pikërisht protestat, seanca plenare e radhës  nuk do të mbahet ditën e nesërme, por në datë 5 mars. Rrjedhimisht pas këtij lajmërimi edhe protesta e opozitës është anuluar, pasi parlamenti do të jetë bosh, dhe sigurisht që është shtyrë për në datë 5 mars.

“Kuvendi ka caktuar paraprakisht që seanca plenare e radhës të jetë më 5 Mars 2019 (e martë), por pa specifikuar orën. Për këtë arsye, masat për protestën e radhës të jenë për datën 5 Mars. Porositë janë të njëjta si për protestën që kishim planifikuar për në datën 28 dhe që e anuluam. Për orën e protestës jemi në varësi të orës së seancës”, thuhet në njoftimin e opozitës.

Nuk dihet sesi do të jetë kjo protestë e radhës duke qenë se Basha dhe Kryemadhi kanë pasur takimin e tyre sot me delegacionin e PE-së dhe ndoshta kjo mund të shmang ndonjë akt dhune, por këtë nuk kemi për ta ditur deri në datë 5 mars.