Skip to content
Politikë

Nënshkruhet marrëveshja që i hap rrugë shpalljes së lumit Vjosa ‘Park Kombëtar’

· 2 min lexim

Një lajm i mirë vjen për të gjithë ata që kanë apeluar për lumin Vjosa, në mënyrë që të shpallet “Park Kombëtar”.

Ditën e sotme u nënshkrua marrëveshja e cila i hap rrugën shpalljes ‘Park Kombëtar’ të lumit Vjosa.  Theksojmë se marrëveshja u nënshkrua mes qeverisë shqiptare dhe organizatës globale mjedisore ‘Patagonia’. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

‘Hapet rruga e bashkëpunimit me organizatën globale mjedisore “Patagonia”, për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar  Memorandumi i Mirëkuptimit që nënshkruhet sot, vulos një kurorëzim të pandashëm të Natyrës me Njeriun, si projekti ynë më i ri dhe më ambicioz për zhvillimin e qëndrueshëm të vizionit.’- shkruan Rama në ‘Facebook’.

Ndër personat që kryeministri shigjetoi ishte dhe aktori i famshëm Leonardi Di Caprio, për të cilin Rama tha se do të donte ta shante pak tani, por do ta kursente pasi ministrja Kumbaro e kishte mik të mirë.  Kujtojmë që aktori i Hollivudit, Leonardio di Caprio ka qenë mbështetës i fuqishëm që Vjosa të shpallej Park Kombëtar.

“Më kanë shënuar këtu për diçka për Leonardio di Caprio, por nuk po e them. Leondardio di Caprio u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë. E ka shok të mirë ministrja e Turizmit ndaj nuk po i bie më shumë, Mbase goditja do t’i bie në vesh.”, tha Rama, duke shtuar: Aty ku miliona njerëz të lavdërojnë miliona dhe të shan njëri ka të ngjarë që të zgjohet dhe Nardi”, deklaroi kryeministri Rama.