Skip to content
Kryesore

Në nderim të Papa Françeskut, Shqipëria në zi kombëtare

· 1 min lexim

Shqipëria ka shpallur sot ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën në moshën 88-vjeçare.

Prej gjashtë ditësh, vende të ndryshme të botës kanë zhvilluar homazhe, ndërsa miliona njerëz, liderë fetarë dhe krerë shtetesh janë bashkuar në lutje për Atin e Shenjtë.

Në shenjë respekti, flamujt në Shqipëri do të ulen në gjysmështizë.

Në ceremoninë e fundit për Papën, Shqipëria do të përfaqësohet nga Presidenti Bajram Begaj dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend.