Skip to content
Të Gjitha

Në mes të natës/ Shpëtohen dy persona brenda gomones pranë ishullit të Sazanit

· 1 min lexim

Dy persona janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Vlorës. Ata ndodheshin në një gomone e cila ka pësuar defekt e ka ngelur në mes të detit.

Të frikësuar nga errësira e natës dhe nga defekti i gomones ata kanë telefonuar policinë për t’u ardhur në ndihmë. Ngjarja ka ndodhur në brigjet e Vlorës, në afërsi të ishullit të Sazanit.

Gomonia me emrin “Stuhia”, kishte pësuar defekt në pjesën e motorit, duke sjellë edhe shkëputjen e sistemit të drejtimit.

Në bord kanë qenë vetëm dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije. Kanë qenë rojet bregdetare dhe kufitare që u kanë ardhur në ndihmë këtyre dy personave, mbi të cilët ngrihen dyshime.

Policia ka nisur hetimet se mjeti lundrues po përdorej për trafik droge. Po verifikohet gjithashtu edhe dokumentacioni i mjetit lundrues, pasi ngrihet pyetja se çfarë po bënin këta dy persona në mes të natës në det.