Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, arrestohet Ilir Selmani (Video)

16:56 16/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka arrestuar të shumëkërkuarin Ilir Selmani, që akuzohet se ekzekutoi me breshëri plumbash ish-policin Santiago Malko në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë më datë  27 gusht të vitit që lamë pas.

Arrestimi i tij është bërë në zonën e Xhamllikut nga njësia e Forcave Shqiponja, bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në një banesë ku jetonte atje bashkë me persona të tjerë.

Gjatë arrestimit ai shfaqet i veshur me të kuqe.

Selmani dyshohet se është pjesë e klanit Duka, i cili sipas Prokurorisë përgatiti dhe ekzekutoi planin për eliminimin e Malkos.

Sipas të dhënave në dosjen hetimore, Selmani, ka kthyer makinën në momentin që e ka udhëzuar Leonard Duka, pasi ky i fundit kishte arritur ta identifikonin dhe lokalizonin objektivin e tyre, Santjago Malkon.

Ata janë ndaluar pikërisht në rrugën ‘Xhanfize Keko’ ku u qëllua pak minuta më vonë edhe Santiago Malko.

Një tjetër e provë e dyshimtë janë edhe pamjet e publikuara nga disa media, ku Ilir Selmani shfaqet duke mbledhur bishtat e cigareve që kishte hedhur në tokë Blendi Teta, njeriu që mendohet se survejoi lëvizjet e ish-policit Santiago Malko.

Është i vetmi që ka një profil aktiv në rrjetet sociale, ku ka reklamuar gjithë aktivitetin e tij ndër vite: që nga armët, tek pijet e shtrenjta dhe makinat e luksit.

Ilir Selmani

Vrasja e Santiago Malkos

Kujtojmë se Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X”.

Santiago Malko

Ish- polici ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, rivalë të përbetuar të klanit Duka.

Malko ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, siç është ngjarja e bujshem e ish-Bllokut e 4 tetorit 2018, ku u vra Fabian Gaxhës, apo edhe sherri me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Për vrasjen e Malkos deri më tani janë shpallur në kërkim 8 persona, të njohur ndryshe si pjesë e klanit “Duka”: Leonard Duka;  Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga,  Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Personi i 9-të i përfshirë në këtë vrasje është Blendi Teta, tashmë i arrestuar dhe në burg.

Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin e arrestimit të Selmanit të siguruar nga Balkanweb.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

“Të vdekurit s’ngjallen më. Të huajit bëjnë thirrje për të mos hequr masat”, Rama poston grafikun mbi ecurinë e Covid-19

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip