Skip to content
Kronikë

Në kërkim për transport emigrantësh, arrestohet 28-vjeçari nga Bulqiza

· 2 min lexim

Në prangat e policisë ka rënë një person , i cili më parë ishte shpallur në kërkim për transportim të paligjshëm të emigrantëve, kundrejt shpërblimit.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë 28-vjeçari me inicialet  F.G., banues në Gjoricë. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

 Njoftimi i policisë

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë dhe DVP Korçe, për dhënie ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Postën e Policisë Shupenzë dhe DVP Tiranë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim policor :

-F.G., 28 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Shtetasi F. G., në bashkëpunim me një shtetas tjetër të arrestuar më parë nga Policia, me datë 20.06.2012, në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu shtetasi F. G., ishte i shpallur në kërkim policor edhe nga DVP Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, është konstatuar duke transportuar emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.