Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në kërkim ndërkombëtar për drogë dhe prostitucion, kapet lezhiani i rrezikshëm

09:32 12/09/2019
Reading Time: 2 min lexim

Forcat e policisë në Lezhë, kanë zhvilluar një operacion për kapjen e personave të rrezikshëm.

Si rezultat është arrestuar 23-vjeçari Edmond Tetaj.

Ky i fundit ishte dënuar nga Gjykata e Monzas në Itali me 20 vite burg, për “Trafik narkotikësh” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

I riu ishte shpallur gjithashtu në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Në të njëjtën kohë u arrestuan edhe tre persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale, duke filluar që nga “Vjedhja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim e shitje lëndësh narkotike”.

Në pranga ranë, E.N. 22 vjeç, Blerjan Përgjeçi 28 vjeç dhe E.Sh. 32 vjeç.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të planit operacional të koduar “Qarku”, shërbimet policore të Drejtorisë dhe Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë kanë ushtruar kontroll të gjerë në gjithë territorin e Lezhës me qëllim kapjen e personave në kërkim, si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri e sende tjera kundërligjshme.

Si rezultat i tij, falë edhe mbështetjes dhe bashkëpunimit me qytetarët, u lokalizuan dhe u kapën shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar e kombëtar, konkretisht:

U arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi, shtetasi Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata Monza Itali e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

U kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim kombëtar E.N., 22 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetases B.K., në Laç, ndodhur më 10 korrik 2019, ku ka vjedhur mallra dhe vlera monetare.

Gjithashtu, po në vijim të operacionit:
U arrestua shtetasi Blerjan Përgjeçi, 28 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë TT me krehër me 7 fishekë, pa leje.

U procedua penalisht shtetasi E.Sh., vjeç 32, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, falënderon qytetarët për besimin dhe mbështetjen dhe i fton që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërinë në numrin unik 112 dhe në Komisariatin Dixhital, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arresimdrogekerkim nderkombetarlezheoperacionprostitucion

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Taksa e banimit, zgjatet afati për deklarimet te zyrat e ujësjellësit në Tiranë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip