Skip to content
Të Gjitha

Në arrati pas shkarkimit, Prokuroria urdhër të prerë noterëve për Agim Kajmakun

· 1 min lexim

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një letër Dhomës Kombëtare të Noterisë, në lidhje me arratisjen e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.

Siç shkruan “Balkanweb”, organi i akuzës ka urdhëruar noterët, që të njoftojnë nëse Kajmaku shfaqet pranë tyre.

Në shkresën e Prokurorisë thuhet, se nëse nuk njoftojnë, noterët do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Mësohet se shkresa i është shpërndarë të gjithë noterive në vend dhe mban firmën e Kolë Hysenajt.

Agim Kajmaku u shkarkua nga KQZ, pasi Prokuroria provoi akuzat e PD, për dënimin në Greqi për falsifikim kartëmonedhash.

Ai mund të paraqitet te noteri, për t’i dhënë prokurë avokatit, për ta përfaqësuar.

Gjithashtu ish-kryebashkiaku i Vorës akuzohet për shpërdorim detyre dhe ushtrim funksioni pas shkarkimit nga detyra.

Pas shkarkimit nga KQZ, ai largoi nga detyra dy nënryetarët e Bashkisë së Vorës.