Skip to content
Bota

Në 24 orët e fundit 353 persona humbin jetën nga koronavirusi në Itali

· 1 min lexim

Në Itali numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 po rritet çdo ditë duke shënuar dhe numra rekorde.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fudnit janë kryer 182.287  tamponë dhe kanë rezultuar pozitiv me koronavirus,  28.244 ndërkohë që ditën e djeshme ishin vetëm 22.253 raste.

Edhe numri i të vdekurve është rritur, pasi 353 persona kanë humbur jetën duke shënuar rekordin e ri për numrin e vikitimave që nga muaji maj.Të shëruarit në 24 orët e fundit  janë 6.258 duke e çuar në 302.275 numrin total .

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në Itali kanë rezultuar pozitivë 759,829 persona, 39,412 prej të cilëve kanë humbur jetë.

Rajoni më i nxehtë mbetet Lombardia me 6.800 raste të reja, më pas është Campania me 3 mijë raste, Lazio me 2.209 dhe  Emilia Romagna me 1912 raste pozitive.