Skip to content
Të Gjitha

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Mësoni emrat që do të drejtojnë në Gjirokastër dhe Elbasan

· 2 min lexim

Ditën e sotme një sërë lëvizjesh janë kryer në Policinë e Shtetit.

Me firmë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Ardian Çipa nga drejtor i policisë Elbasan shkon drejtor qarku në Policinë Gjirokastër.

Në fakt kjo lëvizje duket e papritur në një kohë kur policia e Elbasanit ka pasur një performancë pozitive në drejtimin e Ardjan Çipës.  Në krye të policisë Elbasan u emërua zëvendësdrejtori Ilir Proda.  Bledar Çeliku pas dorëzimit të detyrës në Gjirokastër u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Kujtojmë që në fund të muajit shkurt, drejtori i Përgjithëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dha disa porosi  për drejtuesit e qarqeve lidhur me fenomenin e “shtëpive të barit”.  Porositë konsistonin me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.  Rrumbullaku ka bërë thirrje për të kontrolluar ambientet e mbyllura të dyshuara për kultivim të kanabisit, për kontroll të përjavshëm të terrenit, për kontrolle në bazë të analizës së riskut në pikat e kalimit kufitar dhe për patrullime të shtuara në kufirin tokësor dhe në atë detar.

Më herët 7 punonjës të Policisë së Beratit dhe Dimalit janë përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, pas zbulimit të serës me kanabis në fshatin Drenovicë. Përjashtimi nga policia e shtetit të këtyre efektivëve, erdhi si pasojë e mosevidentimit të kanabisit të kultivuar në serë, nga strukturat vendore të Policisë së Beratit, pasi një gjë e tillë është tërësisht e patolerueshme dhe e ndëshkueshme. Po ashtu është shkarkuar Drejtori i Policisë Berat Edmond Tarkaj si dhe është ulur në gradë për 6 muaj. Vendimi ka ardhur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku pas zbulimit të serës me kanabis në Dimal (Ura Vajgurore).