Skip to content
Të Gjitha

Ndodhet në arrati. Shefja e protokollit ndryshon dëshminë ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës

· 2 min lexim

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është në kërkim, pasi u arratis pas urdhërit të Prokurorisë.

Kajmaku u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim në Greqi.

Ky rast u denoncua nga Partia Demokratike.

Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë.

Mirëpo, pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

Por, zhvillime të reja kanë ndodhur së fundmi mbi këtë çështje.

Tashmë pritet që Agim Kajmaku të ‘fitojë’ lirinë.

Shefja e protokollit në Bashkinë e Vorës ka ndryshuar dëshminë për falsifikim dokumentesh.

Ditën e nesërme do zhvillohet seanca, ku pritet që gjyqtari Kujtim Vranici, i njëjti që ka dhënë vendimin për ish-kryebashkiakun e Vorës të ndryshojë masën e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Prokuroria nisi hetimet për të dhe e akuzon për disa vepra penale si “Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 te Kodit Penal, “Falsifikimi i formularëve”, neni 190 i Kodit Penal, dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, neni 249 i Kodit Penal.