Ndezën zjarr të pastronin tokën, digjen 15 hektarë me pisha në Ersekë
Një zjarr masiv ka rënë në fshatin Boshanj të Ersekës. Mësohet se 15 hektarë dushqe dhe pisha janë djegur në Juglindje të Shqipërisë.
Flakët e zjarrit janë përhapur në mënyrë të shpejtë edhe nga era, por edhe nga terreni i vështië ka qenë e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëseve.
Ditët e fundit ka pasur shtim të rasteve të zjarrvënieve të qëllimshme, por nuk përjashtohet mundësia e zjarreve si pasojë e temperaturave të larta të ditëve të fundit.
Ditën e djeshme, në Ersekë, në vendin e quajtur Antenat, disa banorë kishin ndezur zjarr për të pastruar tokën nga shkurret, por dëme të shumta janë shkaktuar nga pakujdesia.