Skip to content
Kryesore

Ndarja nga jeta e Dwamena-s/ FSHF jep njoftimin e rëndësishëm

· 1 min lexim

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur, ku futbollisti 28-vjeçar Raphael Dwamena që lunate për Egnatian ka humbur jetën.

FSHF ka shprehur ngushëllimet e thella familjes së futbollistit dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe. Gjithashtu, në reagimin public njoftohet se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.

Futbollisti Raphael Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes Partizani-Egnatia dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital, ku ndërroi jetë.