Skip to content
Të Gjitha

Ndalimi i gazetarëve gjatë protestës, Ambasadorja e Suedisë: Jemi të shqetësuar!

· 1 min lexim

Suedia dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Konkretisht, Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Håstad, ka dënuar ndalimin e gazetarëve gjatë protestës për vrasjen e 25-vjeçarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hastad shkruan se gazetarët duhet të jenë të lirë nga dhuna dhe kërcënimet për të bërë punën e tyre.

Ajo ka shprehur shqetësimin për ndalimin e 2 gazetarëve që po raportonin gjatë protestës.

“Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe kërcënimet çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malesia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin ndërsa mbulonin protestën”,- shkruan ambasadorja.