Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mungesa e fuqisë punëtore rrezikon prodhimin e vajit të ullirit në Berat

13:06 07/01/2025
Reading Time: 2 min lexim
Mungesa e fuqisë punëtore rrezikon prodhimin e vajit të ullirit në Berat

Theodhori Bello, një emigrant i kthyer nga Greqia, investoi kursimet e 27 viteve të punës për ngritjen e një fabrike moderne të prodhimit të vajit të ullirit në fshatin Gjeroven, rreth 10 kilometra larg Beratit.

Megjithatë, përballja me vështirësi të shumta si mungesa e rrugës dhe fuqisë punëtore po rrezikon suksesin e investimit të tij.

“Tre vite më parë, kur erdha për të investuar, shpresova se të paktën rruga do të rregullohej. Por ende asgjë nuk është bërë,” u shpreh Bello.

Ndërsa eksporton vaj ulliri në Spanjë dhe Itali, ai punon së bashku me familjen dhe mban të punësuar disa punëtorë gjatë gjithë vitit për të siguruar fuqinë punëtore.

Fenomeni i emigrimit ka thelluar problemin e krahut të punës në Berat. Ysteak Molitaj, një 69-vjeçar nga fshati Molishtë, rrëfeu se u detyrua të kthejë të birin nga Kreta për të vjelë ullinjtë. “S’ka të rinj në fshat, kanë ikur që të gjithë,” tha ai.

Në Berat numërohen mbi 2 milionë rrënjë ullinj, por fermerët po përballen me sfida të shumta. Edhe Zamira Merkaj, nga i njëjti fshat, që ka mbjellë mbi 1 mijë rrënjë ullinj, ankohet për mungesën e mbështetjes nga shteti dhe kostot e larta të prodhimit.

Fermerët thonë se ndonëse kanë investuar me optimizëm, mungesa e infrastrukturës dhe e specialistëve bujqësorë po ndikon negativisht në zhvillimin e këtij sektori. “Ne blejmë plehrat që na japin farmacitë bujqësore, pa njohur efektin e tyre, sepse nuk ka agronomë që na ndihmojnë,” tha Merkaj.

Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor pranoi se mungesa e fuqisë punëtore dhe tregtimi i vajit janë sfidat kryesore të këtij sektori, duke shtuar se ekziston një program për informimin e fermerëve. Megjithatë, fermerët pohojnë se nuk kanë pasur kontakte me specialistë dhe ndihen të braktisur nga shteti.

Përveç krahut të punës, fermerët janë të shqetësuar edhe për çmimet e ulëta të shitjes së vajit dhe kostot e larta të prodhimit. Ata kërkojnë mbështetje nga shteti, kryesisht për ndërtimin e rrugëve dhe sigurimin e tregjeve më të mira për vajin e ullirit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: beratVaj ulliri

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
“U nxorr në pritë përmes rrjeteve sociale”/ Zbardhet vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër

“U nxorr në pritë përmes rrjeteve sociale”/ Zbardhet vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip