Skip to content
Kryesore

Moti i keq, ARRSH apel për kujdes në rrugë

· 1 min lexim

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka apeluar drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve për shkak të lagështisë dhe rrezikut nga rënia e gurëve në rrugë, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ARRSH informon se reshjet e shiut me intensitet mesatar kanë sjellë rënie gurësh dhe inertesh në disa akse, por grupet e punës kanë ndërhyrë menjëherë duke pastruar rrugët dhe duke shmangur probleme në qarkullim.

Gjithashtu, në akset Ura e Zapodit-Shishtavec, Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore. Grupet e punës dhe mjetet borëpastruese janë në terren, duke siguruar pastrimin dhe mbajtjen e rrugëve të hapura.

POSTIMI:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve:

Në Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore,

Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugës,

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.