Skip to content
Të Gjitha

Miratohen emrat\ Spiropali dhe Bushati bashkëkryetarë të PS-së në Tiranë

· 1 min lexim

Sot, kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes u morën vendime të rëndësishme, siç ishte caktimi i datës për mbajtjen e Kongresit më datë 29 shkurt.

Por, nuk munguan as vendimet që lidhen me strukturën e kësaj force politike.

I tillë është lajmi për miratimin e dy emrave, që do të jenë bashkëkryetarë të PS-së në Tiranë.

Bëhet fjalë për ministren Elisa Spiropali dhe deputetin Ervin Bushati.

Dy emrat u miratuan me dakordësim të plotë të anëtarëve të Kryesisë, të cilët besojnë se Spiropali dhe Bushati do të mirëorganizojnë punën e tyre.

Kryesia e Përgjithshme e PS u mblodh një ditë pas mbledhjes maratonë të qeverisë në Golem.

Zgjedhjet e brendshme të partisë dhe organizimi i strukturave të saj ishin çështjet krysore të kësaj mbledhjeje.