Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ministrja Bora Muzhaqi gjen kohën pas 8 ditësh: I uroj ngushëllime familjes së Mateos

18:02 24/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme duket se ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët , Bora Muzhaqi e ka gjetur kohën dhe ka komentuar ngjarjen e rëndë të vrasjes së 8-vjeçarit në Fier.

Ministrja Muzhaqi ka folur nga Korça për vrasjen eMateo Vasiut. E pyetur se a ka gjetur kohë tanimë për të dhënë një shpjegim për rastin duke qenë se më herët nuk pranoi të prononcohej, ajo i shprehu ngushëllimet familjes duke uruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në Shqipëri.

“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Për sa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do të thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur një konsensus dhe të arrijmë që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, tha Muzhaqi.

Ndërkohë në lidhje me ligjin e miratuar nga parlamenti për birësimin e fëmijëve që i jep mundësi dhe komunitetit LGBT, prindërve të vetëm dhe atyre nën 35 vjeç të adoptojnë fëmijë, Muzhaqi tha se është fantastike kur mund t’i japësh një fëmije një familje dhe dashuri.

“Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe është fantastike kur t’i mund t’i japësh një fëmije një familje, kur nuk ka dashuri njerëzore dhe pastaj pjesa tjetër duhen diskutuar, menduar, por e rëndësishme është që s’ka gjë më të bukur se birësimi”, tha ministrja.

Muzhaqi u pyet gjithashtu a kanë qenë në fokus fëmijët dhe studentët në dy mandatet e mëparshme apo lindi ideja tani në mandatin e tretë, teksa tha se do të ketë fokus më të shtuar.

 

 

“Mendo që të rinjtë kanë qenë gjithmonë në fokus, patjetër që duhet të jenë. Mendo faktin që tani ne kemi një ministri që tani ka në fokus të veçantë rininë dhe fëmijët, kemi mundësinë t’i japim fokus me të madh se çfarë është bere me pare.

Mendoj se pjesa e rinisë ka qenë gjithmonë pjesë e ministrive të tjera, unë kam qenë vet zv. ministre rinie në të shkuarën e nuk do të thotë se nuk ka pasur në fokus. Do jetë fokus me i shtuar”, deklaroi Muzhaqi.

Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të studentëve në takim, nëse është bojkotuar për shkak të fjalisë që ajo tha se ‘nuk kishte kohë’, Muzhaqi u shpreh se studentët mblidhen me grupe për masat e Covid. “Patjetër është ora 16:30 dhe mund të ndodhë që jo të gjithë nxënësit të jenë prezent. Grupet e mia janë 20-35 studentë ky është rregulli që unë zbatoj. Dyshoj qe ky është rasti, sepse të rinjtë me kuptojnë me mire se gazetarët”, tha ministrja.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
“SPAK nuk e kryen Vettingun e politikanëve”, Bardhi i përgjigjet Krajës

“SPAK nuk e kryen Vettingun e politikanëve”, Bardhi i përgjigjet Krajës

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip