Skip to content
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes ngre në gatishmëri strukturat, njoftim për tërmetin 4,5 ballë në Cërrik

· 2 min lexim

Ndryshe nga tërmeti i rreth një viti më parë më 26 nëntor, kur u gjendën fare të papërgatitur, Ministria e Mbrojtjes, sot bëri të ditur lajmin për tërmetin 4.5 ballë që ra në qytetin e Cërrikut, si dhe ka dislokuar forcat e para në terren.

Sipas ministrisë, nga tërmeti i ndodhur gjatë natës, por dhe nga goditjet që pasuan, nuk janë shkaktuar dëme në banesa apo njerëz, apo probleme të tjera.

Në njoftim thuhet se: “sipas informacioneve paraprake, me date 24.09.2020 ora 1:25:10, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 km në Veriperëndim të qytetit të Cërrikut.

Nga komunikimi me  Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme. Do jemi në kontakt për informacione të mëtejshme”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Tërmeti më i fortë u regjistruar në Cërrik, me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter, në orën 01:26, ndërsa përgjatë gjithë natës janë ndjerë lëkundje të vogla në Belsh, Lushnjë, Fier, Tiranë, Elbasan, Durrës etj.

Ndërkohë lëkundjet e tjera ishin të lehta me magnitudë: 3.0; 2.9; 3.1; 2.6 të cilat nuk janë ndjerë por janë kapur nga matësit e tërmeteve.

Image

/GazetaReforma.com/