Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Mini-Shengeni”, flasin ekspertët: “Flluskë mediatike, e nxitur nga Serbia”

20:16 23/12/2019
Reading Time: 3 min lexim

Samiti i tretë i “Mini-Shengenit Ballkanik” ka shkaktuar debate të shumta.

Së fundmi lidhur me këtë çështje kanë folur edhe dy ekspertë ekonomie: Zef Preçi dhe Besart Kadia.

Kryeministri Rama e cilësoi “Mini-Shengenin” si një marrëveshje në dobi të vendin tonë.

Mirëpo, ekspertët nuk janë të këtij mendimi.

Preçi thotë se këtë marrëveshje e sheh më shumë si një flluskë mediatike, për të rritur presionin mbi BE-në.

“Ne sot i kemi marrëveshjet funksionale siç është CEFTA por pengesat politike qe nxjerr Serbia përsa i takon njohjes së Kosovës e mbajnë atë jashtë zbatimit te kësaj marrëveshje dhe njëkohësisht paguan faturën e supertakses që ka imponuar mbi mallrat Serbe. Unë e shikoj si një flluskë mediatike, si një përpjekje për të rritur presion mbi BE më shumë sesa do të sjell ndonjë ndryshim ne terren konkret.”, -theksoi Zef Preçi.

Ndërsa Kadia e sheh më tepër këtë si një iniciativë të ndërmarrë nga Serbia.

“Nuk duhet të harrojmë që kanë qenë përpjekje të tjera ndërkombëtare si procesi i Berlinit por dhe marrëveshja e Triestes për të krijuar një bashkëpunim rajonal midis vendeve të Ballkanit ky proces vazhdon akoma dhe diskutimi për ‘Mini-Shengen’ ka ardhur si një axhendë më tepër e iniciuar nga Serbia dhe jo detyrimisht nga vendet e tjera të rajonit ndaj surprizë është e paqartë dhe nuk dihen akoma benefitet dhe përfitimet ekonomike që mund të ketë kjo marrëveshje.”, theksoi Beasart Kadia.

Më tej ata përmendin një sërë marrëveshjesh, që nuk kanë funksionuar dhe meritojnë më shumë vëmendje se “Mini-Schengeni”.

“Do të kishte qene në interesin e ekonomisë shqiptare sikur kryeministri Rama të zgjidhte problemin e pezullimit të linjës interkonjeksion Shqipëri Kosovë që është bllokuar nga Serbia. Do ishte mire te merreshim me probleme konkrete sesa me propagandë dhe bujë”, tha Preçi.

Kadia u shpreh se kjo marrëveshje nuk do të sjellë asnjë përfitim për vendin tonë.

“Në këtë këndvështrim unë nuk shikoj se do të ketë një ndryshim thelbësorë në kahun e lëvizjes së mallrave ku Shqipëria do të përkeqësohet apo Serbia do të përmirësohet sepse edhe lloji i produkteve të Serbisë nuk është shumë herë më i sofistikuar siç ka BE në tërësi dhe nuk shoh ndonjë ndryshim thelbësorë të shkëmbimit të mallrave nuk shikoj fitues apo humbës por shoh përfitues të gjithë rajonit. Së dyti nuk do ketë një shkëmbim të madh midis njerëzve sepse pagat në Serbi, Maqedoni apo Mali i zi janë të ngjashme me Shqipërinë. Të katërta vendet janë zakonisht përfituese të kapitalit të huaj dhe jo ekspertues ndaj dhe këtu nuk ka ndonjë frikë që do të kemi një dyndje të kapitalit të huaj që do përmirësohet nga Serbia drejt Shqipërisë” .

Po ashtu, ata komentuan edhe mosprezencën e Kosovës në takim, duke e cilësuar si një minus për  ‘Mini-Shengeni’ .

“Përsa kohë që Serbia nuk e ka njohur shtetin e ri të Kosovës kuptohet që përjashtimi i Kosovës nuk i shërben ekonomisë, përjashtimi e dëmton procesin”, tha Preçi.

Liderët e tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, u mblodhën të shtunën në Durrës me fokus eliminimin e pengesave për qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Për herë të parë në këtë takim mori pjesë edhe Mali i Zi.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ekspertetMini-Shengen

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

SPAK nis punën për Byronë Kombëtare të Hetimit

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip