Meta përkujton kryengritjen antikomuniste të Kavajës: “Është mesazh i gjallë për rininë shqiptare”
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar protestën antikomuniste të vitit 1990 në Kavajë. Meta shkruan në një postim në Facebook se kjo ishte epara protest kur të rinjtë e Kavajës marshuan rrugëve me thirrjet për liri e anti diktaturës. Më tej presidenti thotë se kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare që sot përballet me te keqen që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Meta shkruan se protesta është zemra e demokracisë pë rata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë.
Postimi i plotë:
“Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi. E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”. Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë! ”
26 marsi i vitit 1990 shënon protestën e parë antikomuniste në Shqipëri, gjatë së cilës u arrestuan shumë të rinj dhe iu hap rrugë zhvillimeve të reja në vend.