Skip to content
Të Gjitha

Mediu kthehet nga Vjena, djeg mandatin e deputetit

· 1 min lexim

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është kthyer nga Vjena ku ndodhej bashkë me kryedemokratin Basha dhe ka firmosur sot djegien e mandatit të deputetit, duke iu bashkuar kështu opozitës së bashkuar.

Mediu ndodhej për një vizitë zyrtare në Vjenë dhe Bruksel dhe për këtë arsye nuk i ishte bashkuar grupit të madh të deputetëve opozitarë, që ndërmorën aktin ekstrem pak ditë më parë.

Një tjetër deputet i opozitës, Nard Ndoka, pritet të djegë mandatin e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli. Një tjetër deputete që ndodhet jashtë shtetit dhe që nuk ka firmosur ende djegien e mandatit është edhe Rudina Hajdari.

I vetmi që doli kundër vendimit të demokratëve ishte Myslim Murrizi, por Kryesia e Partisë Demokratike vendosi ta përjashtonte nga radhët e saj pas këtij vendimi.