Skip to content
Të Gjitha

Me tavolina e karrige! Shqiptari i përfshirë në sherrin që shkatërroi lokalin në mes të Milanos

· 1 min lexim

Një i ri shqiptar është përfshirë në një sherr në Milani.

Identiteti i tij nuk është bërë me dije ende, dihet vetëm që është 24-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas mesnate.

24-vjeçari së bashku me tre të rinj të tjerë ishin të pranishëm në një lokal.

Tre shtetasit e tjerë janë dy italianë 24 dhe 26 vjeç dhe një moldav 25 vjeç.

Fillimisht, ata kanë filluar të debatonin me njëri-tjetrin.

Por, më vonë ata filluan të përdornin dhunë fizike.

Të rinjtë filluan të goditen me grushta dhe shkelma.

Më pas, sherri u përshkallëzua më tej, ku ata përdorën karrige dhe tavolinat duke sulmuar njëri-tjetrin.

Pronari i lokalit njoftoi policinë, e cila arrestoi më pas 4 të rinjtë.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Mësohet, se ata pësuan vetëm dëmtime të lehta.

Ndërkohë, dëme të shumta materiale ka pësuar lokali.