Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Me pistoletë pranë selisë së PS! Zbardhet dëshmia e Vladimir Gjutës, ja pse ndodhej në atë zonë njëkohësisht me Ramën

20:45 11/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ndonëse sapo kishte dalë nga burgu, Vladimir Gjuta ditën e djeshme u arrestua sërish pasi qarkulloi me një pistoletë pranë selisë së Partisë Socialiste, teksa brenda zhvillohej mbledhja e Kryesisë.(lexo këtu)

Ai u pikas nga Garda e Republikës pranë zonës së “Dollarit”, pasi kishte veshur një kapele, mbante një çantë “Gucci” dhe po ashtu kishte një armë në brez.

Sapo forcat e Gardës iu afruan, Gjutës i ra pistoleta në tokë, duke u rrethuar menjëherë nga 5 gardistë, të cilët i gjetën një plumb në gojë dhe 120 mijë euro.

Pas arrestimit të tij, kryeministri u largua nga mbledhja e Kryesisë  me mjet të blinduar.

Së fundmi, është bërë me dije se në dëshminë e tij, Gjuta ka treguar se ishte i armatosur pasi kishte shkuar që t’i merrte një personi paratë që i kishte dhënë borxh duke justifikuar kështu shumën prej 120 mijë eurosh që kishte me vete, ndërsa shton se armën e kishte marrë për vetëmbrojtje nëse “borxhliu” do t’i kundërvihej.

“Kisha shkuar që të këmbeja disa para që më kishin borxh. Armën e kisha me vete për vetëmbrojtje,”– mësohet se është shprehur 40-vjeçari.

Vladimir Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë.

Më 22 janar ai u arrestua pasi dhunoi kushëririn e tij me çekiç dhe si pasojë i ka thyer disa dhëmbë dhe i ka dëmtuar njërin sy.(lexo këtu)

Po ashtu, Gjuta është akuzuar se ka vendosur tritol te farmacia e babait të Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm dhe një vit pas lirimit nga burgu u arrestua sërish për dhunë ndaj babait.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: edi ramaselia e PSVladimir gjuta

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

"Makina e blinduar që përdori kryeministri i përket Olsi Ramës, pse nuk reagon OFL?"

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip