Skip to content
Të Gjitha

I vendosi tritol farmacisë së babait të Saimir Tahirit! Vladimir Gjuta arrestohet sërish, i thyen dhëmbët kushëririt me çekiç

· 1 min lexim

Vladimir Gjuta është një emër i njohur jo vetëm për drejtësinë, por edhe për publikun.

Ai  është akuzuar se ka vendosur tritol te farmacia e babait të Saimit Tahirit, ish-ministër i Brendshëm.

Kjo ngjarje ka ndodhur në 2015.

Aso kohe, ai u maskua me paruke dhe tentoi të largohet drejt Kosovës, por u kap në flagrancë.

Së fundmi, bëhet me dije se Gjuta është arrestuar sërish.

Ai ka dhunuar kushëririn e tij me çekiç.

Si pasojë, i ka thyer disa dhëmbë dhe i ka dëmtuar njërin sy.

Pas ngjarjes, viktima e ka denoncuar në polici, e cila më pas vuri në pranga autorin.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Kujtojmë se Gjuta një vit pas lirimit nga burgu për atentatin ndaj babait të Tahirit (2016) u arrestua sërish për dhunë ndaj babait.