Skip to content
Të Gjitha

Mbytet një 60-vjeçar në plazhin e Akademisë së Marinës në Vlorë

· 1 min lexim

VLORË

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite pranë plazhit të Marinës në Vlorë.

Një 60-vjeçar ka hyrë në det për t’u larë, mirëpo nuk ka dalë më gjallë prej andej.

Mësohet se Luan Mezani nga Tirana ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet policore.

Nuk ka ende detaje sesi ka ndoshur kjo ngjarje e rëndë, ndërsa 60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Këtë verë, në plazhet e vendit tonë janë shënuar shumë mbytje.

Duket se edhe kujdesi nga ana e rojeve të plazhit nuk është i duhuri dhe ky vakuum i rëndësishëm institucional çon në tragjedi të tilla, me bilanc përfundimtar humbjen e jetës së njerëzve.