Skip to content
Kronikë

Mbytet një 60-vjeçar në Fier, një tjetër në gjendje të rëndë në spital (Emrat)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në plazhin e Pishë-Poros në Fier ku ka humbur jetën një person. Ndërsa një tjetër, ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se i mbytur ka mbetur 60-vjeçari Fiqo Rexhepi, ndërsa 47-vjeçari Arben Alizoti ka arritur të shpëtojë. 47-vjeçari Alizoti ka hyrë në ujë për të shpëtuar 60-vjeçarin Rexhepi, i cili po rrezikonte të mbytej.

Por ky i fundit, nuk ia ka dalë të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga krahu tjetrër, 47-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili po punonë për zbardhejn e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë

Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.