Skip to content
Kryesore

U plagos nga aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ndërron jetë 15-vjeçari

· 1 min lexim

Pas tre ditësh në gjendje kritike, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 15-vjeçari që u plagos rëndë në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së premtes në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, adoleshenti nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Hetimet zbuluan se ngjarja u shkaktua nga një automjet i drejtuar nga 45-vjeçari M.A., banues në Itali, i cili i preu rrugën mjetit tip “Benz” ku udhëtonte viktima. Pas përplasjes, M.A. u largua nga vendi i ngjarjes pa ofruar ndihmë.

Ai u arrestua një ditë më parë nga policia e Fierit dhe akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Çastet u kthyen në dramë kur nga makina filloi të dalë tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim.

Në ato momente, efektivi i policisë Klajdi Mustaj, 26 vjeç, ndërhyri me guxim, duke shpëtuar të bllokuarit brenda automjetit dhe duke rrezikuar jetën e tij. Adoleshenti i plagosur rëndë u transportua menjëherë në spital, por nuk ia doli të mbijetojë.