Skip to content
Të Gjitha

Mbytet në plazhin e Portoromanos një 30-vjeçar, ende nuk dihet identiteti i tij

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Portoromanos në Durrës.

Mësohet se rreth ores 16:30 në lagjen nr.15 në Portoromano është gjetur i mbytur rreth 100 m në det një shtetas i seksit mashkull rreth të 30-tave ende i paidentifikuar.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vendin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.