Skip to content
Të Gjitha

Mbyllet kopshti “Ali Arapi” në Elbasan, infektohet me Covid-19 edukatorja

· 1 min lexim

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 1446 testime të kryera 321 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 9 persona kanë humbur jetën.

Nga këto 9 raste ishin vetëm në qytetin  e Elbasanit dhe mes tyre një edukatore.Sipas AbcNews edukatorja punonte në kopshtin më të madh të qytetit, “Ali Arapi” dhe për të ndaluar përhapjen e mëtjeshme të virusit, kopshti është mbyllur.

Menjëherë sapo edukatorja ka rezultuar pozitive, i gjithë stafi është karantinuar dhe janë telefonuar prindërit për të marrë fëmijët.Gjithashtu, në Elbasan sot është mbyllur çerdhja nr.2 pasi një edukatore ka rezultuar pozitive. Kjo e fundit është infektuar nga bashkëshorti i saj punonjës në bashkine e Elbasanit

Si pasojë çerdhja është mbyllur dhe 12 anëtareve të stafit ju është rekomanduar karantinimi.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në qytetin e Elbasanit janë shënuar  431 raste aktive me Covid-19.