Skip to content
Politikë

Mbërrin shkresa e Prokurorisë në Kuvend për deputetin e PD, Ervin Salianjin

· 1 min lexim

Shkresa e prokurorisë mbi vendimin e Gjykatës së Apelit për Ervin Salianjin ka mbërritur në Kuvend përmes postës. Tashmë pritet që Kuvendi të vihet në lëvizje për të nisur procedurat mbi ndërprerjen e mandatit të deputetit.

Kuvendi pritet të konstatojë faktin dhe të interpretojë Kushtetutën, duke sjellë më pas edhe ndërprerjen e mandatit të deputetit.

Kuvendi më tej njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar, vakancë që do të plotësohet referuar listës shumë emërore të dorëzuar në 2021 nga PD për të njëjtin qark. Kjo është hera e parë në 34 vite që një deputet i Kuvendit dënohet me burg.