Skip to content
Bota

Matt Gaetz dorëhiqet, Trump emëron Pam Bondin prokurore të përgjithshme

· 1 min lexim

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ish-Prokuroren e Përgjithshme të Floridës, Pam Bondi, për të drejtuar Departamentin e Drejtësisë, pak orë pas dorëheqjes së Matt Gaetz.

“Për një kohë të gjatë, Departamenti politik i Drejtësisë është përdorur kundër meje dhe republikanëve, por jo më. Pam do ta rifokusojë departamentin te qëllimi i tij: lufta kundër krimit dhe sigurimi i Amerikës,” deklaroi Trump në rrjetet sociale.

Matt Gaetz dha dorëheqjen pas akuzave për sulme seksuale, duke deklaruar se polemikat rreth tij po bëheshin një shpërqendrim për administratën e ardhshme.

Pam Bondi, aleate prej kohësh e Trump, ka qenë ndër avokatet që e mbrojtën ish-presidentin gjatë procesit të shkarkimit në Kongres.