Skip to content
Të Gjitha

Masat ndaj koronavirusit, Banka e Shqipërisë ngrin kreditë për 3 muaj

· 2 min lexim

Banka e Shqipërisë ka vendosur që të ngrijë pagesat e kredive për tre muajt e ardhshëm.

Kjo masë do të prekë si individët, ashtu edhe subjektet private.

Sipas “Ora News”, këstet nuk do të falen, por vendimi është marrë në përshtatje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke shmangur radhët nëpër banka.

Gjithashtu ky vendim është marrë për të shmangur sa më shumë daljen e individëve nga banesat.

Banka e Shqipërisë do të publikojë një vendim të plotë për të udhëzuar institucionet e nivelit të dytë, për mënyrën sesi duhet të veprojnë.

Ndërkohë gjatë periudhës së ngrirjes së kredive, nuk do të aplikohen gjoba për mospagesën.

Në këtë mënyrë Banka e Shqipërisë i bashkohet masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Qeveria vendosur një sërë masash për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke mbyllur lokalet dhe duke anuluar aktivitetet kulturore e sociale.

Që prej orës 6 të ditës së nesërme deri të dielën në mesnatë do të ndërpritet qarkullimi i makinave private.

Aktualisht në vendin tonë, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 23 ndërsa është shënuar edhe një viktimë.