Skip to content
Bota

Masa ekstreme anti-Covid/ Në këtë shtet nëse refuzon të mbash maskë, burgosesh për 2 vjet

· 2 min lexim

Në Shqipëria mbajtja e maskës në rrugë është bërë një veprim i detyrueshëm në bazë të një VKM-je të qeverisë.

Por në një kohë që vendi ynë vendos gjoba nga 3-5 mijë lekë, por që edhe më pas i falin me amnisti, në disa shtete të tjera situata është serioze…

Ulja e interesit për zbatimin e masave të koronavirusit pas heqjes së gjendjes së emergjencës, ka bërë që sot kryeprokurori i Etiopisë, të njoftojë 2 vjet burg për të gjithë ata që qëllimisht shkelin kufizimet e Covid-19.

Mes masave të tjera për të cilat parashikohen penalizimet e rënda janë shtrëngimi i duarve, ulja e më shumë se tre personave në një tavolinë bari ose restoranti, mos-mbajtja e maskës në vende publike apo qëndrimi më afër se “dy hapa të rriturish”.

“Po rikthehemi në situatën sikur COVID të mos ishte më këtu, publiku nuk po merr masat e duhura”,- tha ministrja e shëndetësisë Lia Tadesse.

Etiopia, vendi me popullatën e dytë më të madhe në Afrikë dhe fuqi ekonomike rajonale, shpalli në prill gjendjen e emergjencës për parandalimin e përhapjes së pandemisë, e cila u hoq në shtator.

Ministria e shëndetësisë ka thënë se vendi ka 91,118 raste me Covid-19, 1,384 vdekje dhe 44,506 të shëruar deri tani.

/GazetaReforma.com/