Skip to content
Të Gjitha

Marshimi i opoizitës/ Policia nis aksionin: 7 të arrestuar dhe 15 të proceduar në gjendje të lirë

· 1 min lexim

Edhe pse u tha se do të ishte një marshim i thjeshtë edhe mbrëmjen e djeshme janë shënuar disa incidente ku policia ka shoqëruar 23 persona në komisariat.

Pamjet që janë siguruar nga kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur identifikimin e personave që kanë ushtruar dhunë dhe deri më tani 7 persona ndodhen të arrestuar ndërsa 15 të tjerë është vendosur që të ndiqen në gjendje të lirë.

Akuzat që rëndojnë ndaj të proceduarve janë:  “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Megjithatë ende nuk kanë përfunduar hetimet për të identifikuar të gjithë përsonat që kanë kryer vepra penale dhe protestë.

Marshimi i djeshëm ka qenë i përqëndruar në 5 godinat kyesore të shtetit që janë: Kryeministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës.