Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Marrëveshje Kosovë-Serbi? Zyrtari i lartë amerikan: Ja çfarë duhet të bëjë BE

17:29 29/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Anëtari i Senatit amerikan, Chris Murphy, e ka përdorur një formulim interesant për epilogun final mes Kosovës dhe Serbisë. Në përshkrimin që ka bërë për turin ballkanik të cilin e ka zhvilluar para një jave, Murphy ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje ku e njohin ekzistencën legale të njëra-tjetrës.

“Kosova do të dëshironte të anëtarësohej edhe në NATO edhe në Bashkimin Evropian, por që kjo të ndodhë, Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje në të cilën të dyja të njohin ekzistencën legale të shtetit tjetër”, thotë Murphy.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë mendime të ndryshme rreth asaj se si duhet të përfundojë marrëveshja finale Kosovë-Serbi por janë unikë në një pikë se Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen në tavolinën e bisedimeve.

Zyrtarët e BE-së kujdesen vazhdimisht që ta përdorin formulimin “marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e obligueshme”, kjo edhe përshkak të statusit neutral që mban BE-ja për Kosovën pasi pesë shtete anëtare s’e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kurse zyrtarët amerikanë thonë se njohja reciproke duhet të jetë në qendër të një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Një gjë të tillë e përsëriti edhe ndihmësja e Sekretarit Blinken, Karen Donfried e cila vizitoi Prishtinën para disa ditësh.

“Besoj se është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë dhe të zgjidhin marrëdhëniet. Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të rezultojë në normalizimin e marrëdhënieve me fokus në njohjen reciproke. Një mekanizëm për ta arritur këtë është një dialog i ndërmjetësuar nga BE.

Unë kam folur për këtë në Kosovë dhe kam dëgjuar se ka gatishmëri për t’u angazhuar në atë dialog. Për këtë kam biseduar me Vuçiqin dhe kryeministren. Shpresojmë të bëjmë përparim”, ka thënë Donfried.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Qeveria merr vendimin/ Shqipëria në gjendje emergjence energjitike deri në fund të vitit

Qeveria merr vendimin/ Shqipëria në gjendje emergjence energjitike deri në fund të vitit

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip