Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Manastirliu takim me Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH, çfarë diskutohet

18:55 29/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dr. Tedros Adhanom, për të forcuar bashkëpunimin në kushtet e pandemisë dhe për përgjigjen e koordinuar ndaj emergjencave shëndetësore.

Gjatë bashkëbisedimit në takimin bilateral të zhvilluar në Gjenevë, ku po mbahet Sesioni i Dytë Special i Asamblesë së OBSH-së për pandeminë, Drejtuesi i OBSH-së dhe Ministrja Manastirliu kanë diskutuar për situatën e pandemisë, shqetësimet rreth variantit të ri të Covid-19 dhe rëndësinë e shpejtimit të procesit të vaksinimit, që mbetet kyç në këtë situatë.

Ministrja Manastirliu i prezantoi dr.Tedros përpjekjet e qeverisë shqiptare për përballimin e pandemisë dhe rritjen e mbulesës vaksinale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të veprimeve ndërmjet vendeve.

“Nisur dhe nga shqetësimi i ngritur për variantin e ri të Covid-19, ne po intensifikojmë përpjekjet për vaksinimin, edhe derë më derë, në çdo komunitet. Besojmë se ka nevojë për një përgjigje të koordinuar në nivel global për pandeminë. Shqipëria është plotësisht e angazhuar për t’iu bashkuar iniciativës për të koordinuar veprimet ndërmjet shteteve, për të punuar së bashku drejt një Traktati Ndërkombëtar për përgatitjen dhe përgjigjen ndaj pandemisë dhe emergjencave shëndetësore”, tha Manastirliu.

 

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i prezantoi drejtorit të OBSH-së punën e bërë për forcimin e kujdesit shëndetësor parësor dhe adresimin e problematikave të shëndetit mendor, përmes integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, dr. Tedros siguroi Ministen Manastirliu për mbështetjen, duke vlerësuar punën e bërë për kujdesin parësor. Dr. Tedros vlerësoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për mbështetjen për Traktatin e Pandemisë.

“Jam i lumtur që Shqipëria po bën progres sa i takon forcimit të kujdesit parësor, si një shtyllë shumë e rëndësishme e sistemit shëndetësor. Kujdesi shëndetësor parësor do të jetë në fokus të Samitit të ardhshëm të OBSH-së dhe Shqipëria mund të jetë një shembull pozitiv në këtë drejtim. Vlerësoj edhe angazhimin e Shqipërisë për Traktatin e Pandemisë, për të cilin po bëjmë progres”, tha dr. Tedros.

Ministrja Manastirliu i ka prezantuar drejtorit të OBSH-së dy iniciativat e Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar për adresimin e problematikave të pandemisë, me fokus shëndetin mendor dhe të rinjtë.

Shqipëria do të jetë pritëse e Forumit Rinor për Shëndetin, në bashkëpunimin me Zyrën Rajonale e OBSH-së për Europën.
Gjithashtu Shqipëria do të organizojë Ministerialin ndër-rajonal të vendeve të Balkanit Perendimor për promovimin e shëndetit mendor.

Dr. Tedros shprehu gatishmërinë për të qenë prezent në këto iniciativa të rëndësishme që do të realizohen në Shqipëri gjatë vitit të ardhshëm.

Takimi mes Ministres Manastirliu dhe shefit të OBSH-së u zhvillua në kuadër të sesionit special për Traktatin Ndërkombëtar të Pandemisë që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të rreth 100 vendeve anëtare të OBSH-së.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Plagoset me armë zjarri në qendër të Shkodrës ish-kryetari i komunës së Velipojës

Plagoset me armë zjarri në qendër të Shkodrës ish-kryetari i komunës së Velipojës

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip