Skip to content
Të Gjitha

Makinat përplasen fuqishëm në Korçë, njëra prej tyre përfundon në murin e dyqanit

· 1 min lexim

Një aksident i frikshëm u regjistrua mëngjesin e sotëm në Korçë.

“Balkanweb” shkruan, se dy makina u përplasën me njëra-tjetrën në bulevardin “Republika”.

Si pasojë e përplasjes njëra prej makinave përfundoi në fasadën e një dyqani.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Aksidenti ka shkaktuar panik tek qytetarët, që ishin të shumtë në vendngjarje.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.