Skip to content
Kryesore

Makina shpërthen në flakë, shpëtohen dy vajza

· 1 min lexim

Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar plotësisht nga flakët në rrugën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, pranë banesës së pronarit të tij, Adriatik Çala.

Automjeti, i cili ishte parkuar dhe i ndezur, ka shpërthyer në flakë, ndërkohë që brenda tij ndodheshin dy vajzat e familjes. Fatmirësisht, ato kanë arritur të dalin menjëherë dhe nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë shuar flakët që kishin përfshirë automjetin.

Dyshimet e para sugjerojnë se zjarri mund të ketë shpërthyer për shkak të një defekti teknik në mjet.