Skip to content
Kronikë

Makina përplas këmbësoren në Korçë, autori largohet nga vendi i ngjarjes (Video)

· 2 min lexim

Një aksident është shënuar në qytetin e Korçës, në afërsi të ish-fabrikës së leshpunueses.

Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore e për pasojë kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital.

Këmbësorja mësohet se ka tentuar të kalojë rrugën, kur mjeti e ka përplasur. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, veprim ky që e rëndon akoma edhe më shumë ligjërisht.

Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.