Skip to content
Kryesore

Luis Meçja del nga spitali pas 11 ditësh, pas sherrit ku u vra Martin Cani

· 1 min lexim

14-vjeçari Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur me thikë në ngjarjen ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, ka dalë nga spitali.

Ngjarja ndodhi gjatë një sherri mes të miturve, ku si autor i dyshuar është arrestuar Mario Përlleshaj, tashmë i vendosur në institucionin për të mitur në Kavajë.

Në një deklaratë të bërë pas ngjarjes, Luis Meçja pretendon se ka dy autorë të përfshirë në incident, por Policia e Shtetit e ka mohuar këtë version.

Ngjarja vazhdon të hetohet nga organet kompetente.