Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Liroi me kusht Endrit Doklen, Ilir Pajën e Hekuran Billën/ ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha

13:58 11/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ajo është përfolur si një gjyqtare që ka sjellë probleme të mëdha si për subjekte private ashtu dhe për shtetërore me vendimet e saj të padrejta dhe herë-herë të mbushura me hije dyshimi.

Por gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxja, ka edhe mjaftë probleme të tjera pasi përflitet për lirimin me kusht të individëve me precedentë të larta penale.

Edhe më herë “Gazeta Reforma” ka denonsuar me fakte shkeljet e kësaj gjyqtareje, por sot ka qenë Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, ai që ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares Hoxha nga detyra.

Arguimenti për këtë ka qenë fakti për lirimin me kusht para kohe të dy personazheve të njohur të botës së krimit, ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen, Ilir Pajën apo Hekuran Billën.

Sipas raportit hetimor të ILD-së, gjyqtarja e Krujës ka dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019, që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

Tashmë KLGJ do të mblidhet për të shqyrtuar këtë kërkesë të ILD, ashtu si në rastin e Markelian Kuqos, gjyqtarin e Korçës që liroi para kohe me kusht Gert Gjinararin.

ILD konstaton se gjyqtarja Hoxha ka kryer procese tërësisht të njëanshme teksa kujton se ajo ka gisht edhe në një vrasje të këtij viti, Hekuran Billës, të cilin e liroi edhe këtë para kohe me kusht dhe në fund u ekzekutua.

Në janar të këtij viti po ashtu ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që kërkoi ndjekje penale për gjyqtaren Hoxha pasi liroi me kusht para kohe ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.

KËRKESA NGA ILD

Vrasja e shtetasit Hekuran Billa më 11 qershor 2020 e transmetuar nga media bashkë me të dhëna mbi gjendjen gjyqësore dhe lirimin para kohe të tij, e nga i njëjti magjistrat, lirimi para kohe me kusht edhe për të dënuar të tjerë si Ilir Paja apo Endrit Dokle, kanë bërë që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të verifikojë, e më pas të nisë hetimin disiplinor me iniciativë ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë Enkeleida Hoxha, për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në raportin hetimor të ILD, që ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, renditen argumenta se gjyqtarja Enkeleida Hoxha:

-Ka kryer shkelje të rënda profesionale, në funksion të zgjidhjes së parregullt të çështjeve gjyqësore penale

–Ka mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë gjykimit

–Veprime dhe sjellje që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin

-6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit

– Ka zhvilluar procese gjyqësore tërësisht të një anshme dhe në kundërshtim flagrant me dispozitat materiale dhe procedurale penale

Në raportin hetimor që ndodhet në KLGJ, konstatohet kryerja e shkeljeve disiplinore nga ana e magjistrates me dashje direkte, me pasojë lirimin e një të dënuari që përbën rrezik për komunitetin, nxiti akte me natyrë hakmarrje, që rezultoi me ekzekutimin e shtetasit Hekuran Billa, me pasojë të mëtejshme rrezikun që kjo sjellje e papërshtatshme e magjistrates, të ndiqet si shembull nga magjistratë të tjerë.

Bazuar në faktin që shkelja disiplinore në rastin konkret përbën “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, që diskrediton pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë Gjyqësor që ndaj magjistrates Enkelejda Hoxha të jepet masa disiplinore “Shkarkim nga detyra”, e parashikuar nga neni 111 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,- i ndryshuar.

/GazetaReforma.com/

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: endrit dokleEnkeleida Hoxhahekuran billaILDIlir Paja

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para

Përdhunoi për dy vjet 10-vjeçaren, shokon e ëma e të miturës: 57-vjeçari ka abuzuar seksualisht 10 vite edhe me mua!

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip