Skip to content
Të Gjitha

Lirohet nga akuza pronari i pallatit, ku tërmeti shkaktoi një viktimë

· 2 min lexim

Shpallet i pafajshëm biznesmeni Naim Shehi, pronari i një furre bukë në Vorë, që akuzohej për vrasje nga pakujdesia të një banori të pallatit të shembur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shehi përshtati ambientet e pallatit për lokalin duke prishur strukturën. Për fat të keq të tij dhe të banorëve, pallati u shemb nga tërmeti i 26 janarit dhe, përveç dëmeve materiale, pati një viktimë.

Shehi është një nga 40 të akuzuarit,  për të cilët Prokuroria e Tiranës ka  përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë.

Shehi do të përballet me Gjykatën e Tiranës për veprën e ndërtimit te paligjshëm, pasi sipas prokurorisë, ai ka ndërhyrë ne katin e parë, ç’ka ka sjellë dëmtimin e pallatit, i cili tashmë është i pabanueshëm.

Por ndërkohë për ndërtuesin Asqeri Xhanari dhe Luan Beta, ish-shef i urbanistikës në Bashkinë Vorë, prokuroria ka vendosur  pushimin e hetimeve, ashtu siç është kërkuar edhe pronarin e një klinike dentare në pallatin në Kombinat ku mbeti e plagosur dhe më pas vdiq në spital 20 vjeçarja Xhesika Biqiku .

Prokuroria e Tiranës vendosi nën hetim 40 persona pas tërmetit, por nisur nga gjendja e Covid-it, përgjigjet e ekspertëve te ndërtimit për cilësinë e  hekurit dhe betonit  kanë bërë që Prokuroria të kërkojë zgjatje të afateve të hetimit.

Mes të akuzuarve ka  edhe kryetarë bashkish të konsideruar përgjegjës për dëmtimin e objekteve si pasojë e shkeljes së rregullave teknike. Prokurorët janë shprehur se kanë konstatuar shkelje të rënda si projekte të ndryshuara, mungesë dokumentacioni në raportet sizmiologjike, mungesë të cilësisë së materialeve ndërtimore si hekur e beton si dhe shumë dokumente të cilat nuk korrespondojnë me lejet e dhëna.