Skip to content
Sociale

Liria e medias, Ilir Meta: Të mbrojmë gazetarët nga pseudo-demokracia!

· 2 min lexim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit thotë se shumica e mediave shqiptare janë nën censurën e qeverisë dhe kontrollin e oligarkëve.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit ngre shqetësimin se dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën.

“Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurt dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste”, shkruan ndër të tjera, Presidenti Meta.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.

Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.

Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën.

Liria e medias është thelbësore për demokracinë.

Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurt dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.

Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci!”, shkroi Meta.