Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Ndryshojnë drejtuesit e disa komisariateve në vend

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit janë bërë këtë të mërkurë, me lëvizje që prekin Drejtorinë Vendore të Policisë Berat dhe disa komisariate në vend.
Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skender Hita, Dritan Lena transferohet nga detyra e Shefit të Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Lëvizjet prekin gjithashtu drejtimin e komisariateve të Sarandës, Dibrës dhe Tropojës.
Kryekomisari Saimir Shkambaj, deri më tani Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, transferohet në Sarandë, ku emërohet Shef i Komisariatit të Policisë.
Ndërkohë, komisari Feliks Hoda, i cili drejtonte Komisariatin e Policisë Sarandë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
Në Tropojë, drejtimin e komisariatit e merr Andi Kano, aktualisht Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë.