Skip to content
Të Gjitha

Lajm i mirë në QSUT! Ndërhyrja delikate në zemër i shpëton jetën foshnjës 12 ditëshe

· 1 min lexim

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një lajm të mirë nga QSUT-ja.

Ishte vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka bërë të ditur lajmin e mirë se një bebe vetëm 12 ditëshe ja ka dalë me sukses pas një ndërhyrje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Manastirliu shkruan se ndërhyrja delikate është kryer nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, ku pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë puna vijon pa u ndalur.

Një tjetër ndërhyrje delikate në zemër tek një fëmijë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku puna vijon pa u ndalur, megjithë situatën e vështirë të epidemisë.  Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë#KrenarePërMjekët”.

https://www.facebook.com/168952600227465/posts/1032986110490772/?vh=e&extid=7a4hCbHXtVrQgAk2&d=n