Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lajm i fundit/ Shtyhet gjendja e Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor

10:12 21/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme qeveria i propozoi Kuvendit, zgjatjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, për shkak të COVID-19, deri më 23 qershor 2020.

Komisioni i Ligjeve ndërkohë sapo ka miratuar shtyrjen e gjendjes e Fatkeqësisë Natyrore.

Në një mbledhje të zhvilluar online, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u shpreh se ky vendim ndihmon në uljen e kurbës së përhapjes së COVID-19.

“Duke qenë se jemi të gjithë te Komisioni juaj të përditësuar me situatën e gjendjes do të na ndihmojë ne që të kemi mundësi të kontrollojmë dhe të fusim në një kurbë ulëse përhapjen e infeksionit”, tha Ahmetaj.

Të vetmit që abstenuan ishin deputetët Alban Zeneli dhe Andi Përmeti, të opozitës së re.

Ndërkohë zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se është e nevojshme të zgjatet gjendja e fatkeqësisë, pasi me lehtësimin e masave do të ketë një shtim të rasteve pozitive dhe kjo do të ndihmojë për të vendosur në kontroll situatën.

“Situata fatmirësisht deri në këtë situatë është në kontroll. Ka ardhur momenti që të gjykojmë që këto masa të lirohen, por duke qenë se e gjithë merita është pikërisht te këto masa, lirimi i masave, specialistët presin që të ketë raste të shtuara duke qenë se një pjesë e të prekurve janë asimptomatik, prandaj këto masa do të jenë graduale. Duhet që të presim minimumi dy javë që të vlerësojmë nëse do ketë rritje ose jo, dhe nëse do ketë, që gjasat janë po, dhe që të kthehemi sërish aty. kjo do të na ndihmojë për të vazhduar që të kontrollojmë situatën. Është e domosdoshme që të vazhdojmë ta kontrollojmë”, tha Rakacolli.

Zgjatja e shpalljes së gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore parashikon vijimin e disa masave për institucionet publike, strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile, subjektet private dhe shtetasit shqiptarë.

Kujtojmë se më 24 mars qeveria shqiptare ka shpallur në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Sipas ligjit në fuqi, gjendja e Fatkeqësisë Natyrore nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë.

Gjatë kësaj periudhe, qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompesojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: fatkeqesi natyrorekomisioni i ligjeve

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Punonin në fasoneri dhe nuk zbatuan urdhërin për vetëkarantinim, tre persona gjobiten me 700 mijë lekë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip